AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 18:32

Opozita proteston sot për rrëzimin e qeverisë, reagon Yuri Kim: Me rëndësi të zbatohet ligji

Opozita proteston sot për rrëzimin e qeverisë, reagon Yuri Kim:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pak para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që do të nisë në orën 19:00 para godinës së qeverisë.

Kim shprehet se është e drejta e qytetarëve të protestojnë. Ajo theksoi se me rëndësi është që të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.