TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier janë ngritur në protestë kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit. Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore.
Ata kërkojnë njëzëri rishikimin e çmimit të qumështit dhe fabrikat e përpunimit të mos monopolizohen.
Këta blegtorë pohojnë se kanë problematika të shumta duke filluar nga mirëmbajtja e kullotave, te toka të marra me qira si edhe tregu, i cili mungon.
Protestuesit bllokuan aksin që lidh Levanin me autostradën Fier-Vlorë me shpresën që zëri i tyre të dëgjohet deri në instancat më larta për të mbrojtur interesat e blegtorëve. Në këtë aks janë paraqitur edhe forca të policisë rrugore për të bindur protestuesit në lirimin e këtij aksi.