AKTUALITET, 23 Janar 2024, 09:39

Shembja e skelës lëndoi babë e bijë që ishin në trotuar, arrestohet inxhinieri i firmës dhe dy punëtorë

Shembja e skelës lëndoi babë e bijë që ishin në

Tre persona janë arrestuar pas ngjarjes së një dite më parë në Tiranë, ku në një pallat në ndërtim e sipër, skela u shemb dhe ra mbi dy kalimtarë, të cilët morën dëmtime.

Në pranga u vunë shtetasit me iniciale E. O., E. K., dhe Z. K., me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.

Pas ngjarjes, babë e bijë, 70 dhe 45 vjeç, u dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjendja e 70-vjeçarit është e rënduar dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.