AKTUALITET, 23 Janar 2024, 12:04

Berisha akuza ndaj prokurorëve të SPAK: Nuk dinin çfarë të thonin, kanë bashkëpunuar me McGonigal

Berisha akuza ndaj prokurorëve të SPAK: Nuk dinin çfarë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dal pas rreth një orë e gjysme nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korruosion, ku ka zbardhur deklaratat që ka mbajtur para prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Me tone të ashpra, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, për të cilët tha se “gjeta një atmosferë mortore” dhe ata nuk dinin çfarë të thonin. Më tej Berisha tha se prokurorët e SPAK kanë bashkëpunuar me McGonigal.

“I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë  mortore. Shikonin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.”- tha Berisha.

Ish-kryeministri tha me tej se: Nuk u mor vesh kush bëri më shumë pyetje, unë ndaj tyre apo ata ndaj meje.