TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për pesë gratë e akuzuara të cilat iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë në Siri.
SPAK kërkon shtatë vite burg për gratë xhihadiste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtore.
Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhe 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO.
SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.
Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.