AKTUALITET, 26 Korrik 2023, 20:37

Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së: Përgjegjësi e madhe

Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të

Bledi Çuçi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë në Asamblenë që po zhvillon kjo forcë politike.

Rama ka propozuar ish ministrin e Brendshëm për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.

“Përgjegjësi e madhe, e thashë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për mediat.

Më herët, këtë detyrë e e ka mbajtur Taulant Balla, i cili zëvendësoi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm.