AKTUALITET, 30 Gusht 2025, 15:39

Bie zjarr afër fshatit Pojskë, bllokohet qarkullimi në aksin Pogradec-Lin

Bie zjarr afër fshatit Pojskë, bllokohet qarkullimi në aksin

Zjarri që përfshiu pak minuta më parë një sipërfaqe me barishte në afërsi të disa bizneseve dhe një pike karburanti ka krijuar trafik në rrugën Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Pojskë.

Për gati 30 min është bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.

Po punohet për shuarrjen e zjarrit ndërsa policia po menaxhon edhe qarkullimin e mjeteve.