TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar qeverinë Rama si të korruptuar.
“Kush është personi i cili shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro, dhe e hodhën në kosh atë? Askush nuk mund ta bënte një gjë të tillë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, i cili për krijimin e sipërmarrjes së djegësave, shkelmoi dhe hodhi në kosh strategjinë e trajtimit të mbetjeve, e trajtuar nga KE”, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se vetë kryeministri Edi Rama është ‘koka’ e korrupsioni. Gjithashtu nuk i kurseu edhe akuzat ndaj SPAK për të cilën tha se përdoret nga kryeministri Rama.
“A mund t’u thoni shqiptareve se çfarë ju pengoju të dërgoni në gjykatë aferën sepse ju paraqitet si pretekste janë arbitrazhe, Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit",-tha Berisha.
Berisha: Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni në kontroll të bandës që vjedh shqiptarët. Kontrata e inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të Kodit Civil të Shqipërisë.
Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë sa kohë Kodi Civil është Kushtetutë e kontratave. Ju nuk e bëni sepse jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze dhe vjedhje të tmerrshme. Sot dua të shtroj disa pyetje për shqiptarët? Kush është personi që shkelmoi strategjinë e hartuar të KE, që u shpenzuan 4 milionë euro dhe e hodhi në kosh atë. Askush nuk mund ta bënte këtë përveç kryeministrit të Shqipërisë.
Cili autoritet mund të hidhte në kosh shkresat zyrtare të agjencisë së Prokurimeve publike të firmosura nga Edmond Ahmeti? Një akt të tillë, kriminal ka kryer Edi Rama dhe Engjell Agaçi, askush tjetër nuk mund të bënte një shkelje të tillë, por edhe kjo mbrohet nga SPKAP-i partisë. Në mënyrë të rrufeshme për inceneratorin e Elbasanit, Arben Ahmetaj thotë se nuk mund të lëvizja qeverinë, dhe e vërteta është e qeverinë e lëvizi Edi Rama.
Kush e urdhëroi Lefter Kokën të firmosë kontrata qindra milionë euro në një kohë kur në buxhetin e tij si Ministri Mjedisi nuk kishte asnjë qindarkë? Kush urdhëroi Lefter Kokën të firmosë kontratë në një kohë kur ligji e kundërshtonte? Kush vendoi kontratë në pikën e pamundësisë së ndërprerjes së kontratës? A nuk mjaftojnë këto shkelje që të merren në ndjekje penale të gjitha ato që shkelmuan mbi interesat e vendit.
Prokuroria e partisë është mburojë e këtyre shkeljeve të rënda ligjore. Përse Edi Rama miratoi bonusin me vendim qeverie, kur 3 apo 5 ministrave ia refuzuan dhe njëri prej tyre deklaroi me shkrim se kjo kompani nuk ekziston? Një veprim të tillë Edi Rama mund ta bënte vetëm për kompaninë e tij.
Si ka mundësi që në të gjithë djegësa dhe proceset qarkullojnë të njëjtat emra. A nuk përbën falsitet firma e Erjon Veliaj në emër të Këshillit Bashkiak, kur parlamenti i Tiranës zyrtarisht dhe ligjërisht ka kryetarin e tij? A nuk dëshmojnë këto se afera është kryekëput Veliaj-Rama-Agaçi? SPAK-un e kishte të vetin dhe do ia ndërsente Federatës shqiptare cilitdo që e kundërshton. Thesari i Shtetit i ka paguar hajdutëve me në krye Veliajn dhe Ramën 600 milionë lekë, pagesa. Dumani deklaroi se nuk di pronarë dhe na dalin të tjerë.
Bankat nuk bëjnë kurrë transferta, bankat verifikojnë para se të bëjë transfertën, të gjithë përfituesit nga transferta, ndaj është ajo e famshmja, ndiq paratë. Ndaj edhe kur ata ndjekin paratë ju del Erion Veliaj, Engjëll Agaçi Edi Rama. Para 4 muajsh u lirua në nga dëshmitarët e aferës së djegësave, një shtetas italian që 3 ditë më parë, plasi bombën.
Dëshmoi se Erion Veliaj dhe jo vetëm ai, sollën inceneratorin rrangallë, të çmontuar kundrejt pagesë. Për SKAP-in e partisë interesi publik nuk ekziston. Ata e kishin këtu dëshmitarin. Ai duhet falënderuar për dëshminë që dha.
Një dëshmia nga Dubai deklaroi se partë për djegësin e çmontuar i pagoi Ali Abati, siç e shihni me deklaratën e tij të djeshme, kreu i SKAP dëshmoi, se jo që nuk ka ndërmend të hetohet, po ky institucion është shndërruar në një mburojë të një organizate kriminale që në djegësa dhe afera të tjera ka shpërdoruar qindra miliona euro. Deklarata e kreut të SKAP për aferën e McGonigal ishte shumë e rëndë.
Të thuash se çështja Raama-McGonigal është një çështje e shkuar, kjo është një deklaratë skandaloze.