AKTUALITET, 8 Qershor 2023, 22:32

“Rama do të bëjë podcast me të tre”, sarkazma e gazetarëve pasi Dako iu bashkua Kokës dhe Bllakos në paraburgimin e Durrësit

“Rama do të bëjë podcast me të tre”, sarkazma e
Fotomontazh: Koka, Bllako dhe Dako

Gazetarja Klodiana Lala tha se, pas seancës së sotme gjyqësore, Vangjush Dako është dërguar për të vuajtur masën “arrest me burg” në paraburgimin e Durrësit. Pas kësaj deklarate, gazetari Artan Hoxha tha se Rama mund të shkojë atje dhe të bëjë podcastin e tij, ndërsa drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi, u shpreh me sarkazëm se po e bëri këtë Rama do t’i linte pa punë gazetarët.

Biseda në studio

Rakipi: Javën tjetër mund të mblidhemi prapë bashkë. Ndoshta del Dako dhe mund të bëjmë dhe lidhje live me të.

Lala: Vangjush Dako është në paraburgimin e Durrësit, vetëm një qeli larg Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mund të jenë dhe një qeli nesër bashkë. 

Hoxha: Mund ta bëjë një podcast kryeministri me të tre ata dhe të na e marrë ne audiencën...

Rakipi: Të vejë zoti Rama të bëjë podcast.

Abilekaj: A dëgjohet nga qelia në qeli?

Hoxha: Me kartonxhes është atje.  Ai mund ta bëjë këtë podcast, dhe na la dhe ne pa punë.

Rakipi: Ai po bëri këtë gjë na la pa punë. Teri nga Durrësi është.

Lala: Ata që s’u pajtuan dot jashtë, mund të bashkohen brenda.