TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” e komentuan akuzën e ngritur ndaj ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, si një lëshim të tij nga ana e kryeministrit. Sipas tyre, pas fitores së zgjedhjeve vendore, Rama nuk ka më nevojë për Dakon dhe arrestimi i tij po i shërben për një propagandë fantastike se kanë goditur korrupsionin edhe në radhët e PS-së.
Biseda në studio:
Abilekaj: Pse jo "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre". Jo "korrupsion" se hetimi për fshehjen e pasurisë nuk është bërë i ditur, pasi e kanë bërë paralel.
Rakipi: Rastet e shpërdorimit të detyrës, na tregojnë se është përpjekje për t’ia hedhur.
Sejamini: Mendoj se Rama është duke e lëshuar Dakon. E mori Durrësin edhe për 4 vite. Shpërdorim detyre për mua bëhet për një arsye, që mund t’i ndodhë çdokujt. Ke marrë apo nuk ke marrë veprim. Me këtë dënohesh maksimumi 7 vite. Edhe zoti Dako do të shkojë si Tahiri. Ai është i dalë jashtë loje, se ishte bërë non-grata. Ai se ka problem të futej në garë. Ai ka qenë i akuzuar që në 2018, kur ishte ministër Xhafaj. Zoti Rama sot është në presion të madh në shumë raste. Do të ketë non-grata të reja. Ambasada Britanike do të bëjë listë të re, do të ketë koka të mëdha aty, socialistë.
Hoxha: Socialistë s’kanë ngelur shumë.
Sejamini: Rama është në presion. Akuza për “shpërdorim detyre”, është nder më i madh që mund t’i bësh një personi. Si në rastin e Tahirit. Z. Rama po i bën nder sot, me një propagandë fantastike ku thotë: ne kemi goditur dhe nga radhët tona. Mendoj se është lëvizje e zgjuar e zotit Rama. Drejtësia po i shërben Ramës. Është një lëshim që i ka bërë shumë faktorëve. E ka hequr Dakon lehtë. Rama ka krijuar ekuilibra të rinj në Durrës, e mori këtë qytet. S’i duhet më Dako. Rama do të shkojë në 2025 në Durrës dhe do të thotë: Me Dakon jemi të ndarë. Unë e kam mbrojtur? Jo! Për një pallat e keni në burg. Kjo është për interesa politike. Diku nga shtatori do të ketë dhe peshq të mëdhenj. Dosjen ku flet Dako për përgjime është ajo e 339 dhe ku e çoi SPAK? Dihet se ku.
Hoxha: Rama nga dita në ditë e ka shtuar perceptimin ndaj të vetëve që të lëshon, të shet. Shqipëria nuk është vend i madh.
Rakipi: Mos shiko disa pronarë tv që thonë: Javën tjetër Veliaj përmbys Ramën.
Hoxha: Nuk i njoh ata.
Rakipi: I njeh mirë ti.
Hoxha: Dako me takimin që ka bërë, i fik derën atij tjetrit. Janë bërë shumë. Unë siç po rri me ty, kam qenë në tavolinë. S’më thotë dot Rama kështu. Prit se do të ketë spektakël. Në Berat Rama tha: E patë Tikun, vetëm një Tik kemi në. Ai i Poliçanit fitoi mandatin e 6.
Rakipi: Rama s’e ka problem...edhe Berisha po ashtu. Politikanët në vendet e Ballkanit, po nuk i shkeli pjesën dërrmuese, nuk shkon. Rama di ta bëjë këtë gjë më mirë.
Hoxha: Moto e Ramës: Kali që kapet, shin gjithë lëmin. Me Dakon, krijohet një vakuum në Durrës. Në zgjedhjet e ‘88 në Meksikë, u fitua në bashkëpunim me një kartel droge. E njëjta skemë është edhe këtu. Mbaruan zgjedhjet, Rama fitoi Durrësin, të gjithë Qarkun. Kush i mblidhte këta “Rrumin”, etj.? Dako pra. Bandat në Durrës nuk janë më çuna lagjesh, të fikin derën. Këtu do të jemi, do t’ia dëgjosh krismën. Po shkojnë sa buxheti i qeverisë, por nuk operojnë këtu ata.