AKTUALITET, 8 Qershor 2023, 20:17

Arrestimi i Dakos, avokat Ngjela: Rama e ka mik ish-kryebashkiakun, ja pse SPAK i vuri prangat dhe nuk u ndalua dot prej tij

Arrestimi i Dakos, avokat Ngjela: Rama e ka mik ish-kryebashkiakun, ja pse SPAK

Avokati Spartak Ngjela, foli sot për arrestimin e Vangjush Dakos si dhe rrjedhjes së informacionit nga SPAK.

“Janë kryetar bashkish të mëdha. Hap pas hapi po provohet një korrupsion i madh në Shqipëri. Sa më e madhe bashkia aq më i madh korrupsioni. Dako ndërkohë nuk është kryetar bashkie, por ka qenë. Me të dyja akuzat, ajo e falsifikimit mban brenda diçka më shumë se falsifikimi në rast se provohet”, tha Ngjela në Neës24.

Ngjala u shpreh se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.

“Akuzat, a kanë lidhje edhe me një përftim monetar të kryetarit të Bashkisë në funksion të shkeljeve? Kjo mbetet për t’u provuar. Arrest shtëpie nuk mund të jepet dot sepse janë dy vepra penale për të cilat hetimi nuk dihet se si mund të shkojë”, tha ai.

I ndalur tek komentet e kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje, tha: Fakti që ky deklarohet si mik i afërt i Ramës vjen një moment që akuza e arreston. Rama po të kishte forcë nuk e arrestonin. Kjo tregon që SPAK nuk ka lidhje me Ramën.