TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur dhe ka rënë nga 50 metra lartësi. Ngjarja e rëndë është shënuar në në rrugën e fshatit Bënç, bashkia Tepelene.
Raportohet se shoferi i makinës “Benz”, ka shpëtuar mrekullisht dhe është dërguar në spitalin rajonal të Tepelenës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë që ka bërë që makina të dalë jashtë kontrollit.