TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur të dielën në fshatin Zajm të Klinës në Kosovë.
Policia e Pejës ka konfirmuar se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy personat e lënduar, një fëmijë dhe një person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e Policisë, raporton Koha.net.
Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.