TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroi i SPAK, Ened Nakuçi ka deklaruar se nuk ka një përgjigje se ku kanë përfunduar mbi 4.7 milionë euro të shtetasve italianë, që iu morën nga një grup shqiptar përmes mashtrimit online me bazë në Tiranë.
Ai u shpreh se paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi dhe më pas shndërrohen në kriptomonedha. Por theksoi se në momentin që transferohen në bitcoin, janë të pagjurmueshme.
“Paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi dhe më pas shndërrohen në kriptomonedha, janë të pagjurmueshme në momentin që transferohen në bitcoin.
Paratë nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, janë dërguar në vende të ndryshme dhe janë transferuar në bitcoin”, tha Prokurori i SPAK.