AKTUALITET, 27 Korrik 2023, 13:10

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Bardhi: Rama i siguroi licenca dhe statusin e investitorit strategjik

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Bardhi: Rama i siguroi licenca dhe

Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të policisë dhe një biznesmeni, ndërkohë që në total janë lëshuar 15 urdhër-arreste. 

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se mes të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, që sipas tij Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, licensa dhe statusin e investitorit strategjik

Postimi i Bardhit:

Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës.

GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik.

Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.