TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës, kanë protestuar paraditen e sotme, pasi Bashkia po iu cënon burimet e ujit të pijshëm.
Një zëri ata kundërshtojnë marrjen e këtyre burimeve nga Bashkia Dibër, e cila ka planifikuar ndërtimin e një ujësjellësi, për të shpërndarë ujë në disa zona të Maqellarës.
Banorët bllokuan mjetet e Bashkisë, të cilat kishin kaluar aty për të riparuar rrugën, por kjo sipas banorëve është një grackë, ku synohet që në gjurmën e rrugëve të futen tubacionet e ujësjellësit.
Kjo është e disata protestë që zhvillojnë banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës.