TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në datën 29 korrik, në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare, do të bllokohen disa akse në juglindje të vendit.
Bllokimi i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec do të zgjasë për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰.
Në njoftim thuhet se të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit, deri në përfundim të maratonës.
Njoftimi:
Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec: Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰.
Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça. Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.