TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një marrëveshje e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim që kishte në bazë sektorin e energjisë në vitin 2014 parashikonte në një nga komponentët e tij instalimin e sistemeve të të dhënave dhe matjes për të mundësuar procesin e liberalizimit.
Zbatuesi i këtij projekti për instalimin e të ri të matjes për konsumatorët e lidhur direkt në tension të mesëm në sistemin e shpërndarjes respektivisht 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV; fierat e tensionit të mesëm në sistemin e shpërndarjes respektivisht 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV do të ishte Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Kjo punë do të kryhej për llogari të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes diçka që tashmë ka përfunduar prej kohësh. Marrëveshja e kredisë e asaj kohe nu parashikonte në ndonjë hallkë kalimin në Entin Rregullator të Energjisë teksa një tjetër marrëveshje mes dy operatorëve vendas e vitit 2021 parashikonte këtë element që duket se është anashkaluar.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që duket se bëri Bordin e Entit Rregullator të Energjisë të refuzonte miratimin e një kërkesë të OST së fundmi për kalimin e aseteve tek OSHEE.
Enti parashtroi se marrëveshja e e datës 24.11.2021 e nënshkruar midis OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. “Mbi procedurën e transferimit të investimit të kryer nga zbatimi i projektit “Supply and Installation of Transmission Meter/Data Center nga OST sh.a. në OSHEE sh.a., në paragrafin 10.01 “Autorizimet e Nevojshme”, të saj parashikon se: Palët bien dakord që, brenda 20 ditëve pune nga firmosja e kësaj marrëveshjeje, do të njoftojnë Entin Rregullator të Energjisë (në vijim ERE) në lidhje me këtë Marrëveshje dhe se do të kërkojnë miratimin e ERE në përputhje me Ligjin nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe Rregulloren e ERE miratuar me Vendimin e ERE nr. 119, datë 21.07.2016, “Për miratimin e Rregullores për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”.
Kjo hallkë nuk është respektuar nga operatorët pasi Enti konfirmon se nuk deri më sot kjo marrëveshje nuk është përcjellë në ERE për dijeni brenda afatit të përcaktuar në të dhe as me kërkesë nga palët për miratim si dhe nuk është objekt miratimi nga ERE. Pra kjo dispozitë ka humbur aktualitetin e saj për shkak se palët nuk e kanë zbatuar në kohë.
“Gjithashtu vlerësohet se asetet e përcjella për transferim në ERE, nga OST sh.a. tek OSHEE sh.a. nuk janë në librat e aseteve si asete të kapitalizuara në operim të OST sh.a. (pra nuk i ka pasur asnjëherë në pronësi), por OST sh.a. ka qënë vetëm në rolin e realizuesit të punimeve nëpërmjet kontraktorit.
Në të tilla rrethana ERE nuk mund të shprehet me vendim për transferimin e këtyre aseteve në kuptim të nenit 44 të ligjit nr. 43/2015 dhe përcaktimeve të nenit 4 gërma “a” të Rregullores për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit, pasi këto dispozita orientojnë transferimin e aseteve që zotëron një i licencuar, tek një i licencuar tjetër.
Ndërsa në rastin konkret, nga shqyrtimi i dokumentacionit të përcjellë nga OST sh.a., rezulton se ky i fundit në marrëveshjet e sipërcituara është në rolin e realizuesit të punimeve dhe jo të zotëruesit të këtyre aseteve” thuhet në vendimin e ERE.
Në fund Bordi vendosi ”të refuzojë kërkesën për transferimin e aseteve të investimit të kryer nga zbatimi i projektit “Supply and instalation of transmission meter/data center” nga OST sh.a tek OSHEE GROUP sh.a”. /Monitor