AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 11:16

Berisha-socialistëve: Kreu juaj është argat i Vuçiçit. Në Kosovë u bënë masakra, të mohosh gjenocidin serb do të thotë se…!

Berisha-socialistëve: Kreu juaj është argat i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë. Berisha akuzoi mazhorancën se po mohon gjenocidin serb.

“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti”, tha kryedemokrati.

Sali Berisha: Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak.

Kreu juaj është argat i Vuçiçit, ai është shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj gjenocidit duhet të  mbajmë qëndrim. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid…Ku e gjeni forcën ju të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve.

Edhe serb po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptaret. Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar. Ju bëheni bashkautorë në krim me Ramën.