AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 10:39

Agron Shehaj i kërkon dorëheqjen Niko Peleshit: 8 seanca pa debat, i paaftë të drejtosh Kuvendin

Agron Shehaj i kërkon dorëheqjen Niko Peleshit: 8 seanca pa debat, i

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen.

Sipas Shehajt, Niko Peleshi nuk po zbaton as rendin e ditës që vetë e kanë miratuar.

“Zoti kryetar kam kërkuar fjalën. Kjo është seanca e tetë, unë këtu kam rendin e ditës për ditën e sotme, në 8 seanca ju nuk keni arritur të zbatoni rendin e ditës që ju keni caktuar.
Nuk e di sepse ka pasur një skenar nga ana juaj për ta m byllur apo jeni të paaftë?

Sidoqoftë zoti kryetar nëse nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorqëheqjen, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk e bëni dot sepse 8 seanca janë të mjaftueshme që të tregoni që jeni në gjendje të drejtoni punimet e këtij Kuvendi. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen.” - u shpreh kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.