AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 11:09

Portieri i “Tërbunit” dhunoi pas ndeshjes efektivin e Policisë, arrestohet 22-vjeçari

Portieri i “Tërbunit” dhunoi pas ndeshjes efektivin e

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 71 vjeç, dhe për djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Viçidol, pasi janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin A. M., banues në fshatin Viçidol.