AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 10:32

Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe debat për programin qeverisës, Balla: PS nuk kthehet pas, ecën vetëm përpara. I bëni kërkesat të cunguara

Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe debat për

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në këtë seancë plenare iu përgjigj edhe një herë kërkesës së opozitës për debat me mocion dhe ribërjen e seancës kur u miratua programi qeverisës, dhe kur opozita braktisi seancën he nuk votoi.

Balla iu përgjigj me ironi duke thënë se “PS nuk kthehet pas, por ecën vetëm përpara”, duke thënë se nuk mund të ketë ripërsëritje të asaj seance, duke kërkuar që kërkesat t’i sjellin sipas rregullores.

“Duam thonë përveç kësaj edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me programin politik të qeverisjes në vijim, e thënë troç ne e dogjëm mundësinë për të bërë diskutim siç i ka hije dhe hajde tani të rikthehemi, ne ecim vetëm, përpara nuk kthehemi dot pas.

Por mund të bëjmë mocion me debat për çështjet që ndërlidhen me rrugën tonë europiane… Këto kërkesa o do i bini sipas rregullores, ose nga ky krah nuk do të keni asnjëherë dakordësi”, tha Balla.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të pranojë asnjë nga kërkesat e opozitës për mocion me debat.

Sipas Ballës, kërkesat e PD përfshijnë qindra çështje, por problem më i madh i tyre është se janë të cunguara qëllimisht për të mos lejuar një jetë normale parlamentare.

Balla: Në konferencën e kryetarëve kemi bërë 3 diskutime për 3 mocione me debat. Jam informuar që do kemi një diskutim tjetër. Rregullorja për mocionet është e qartë, ato janë pjesë e instrumenteve të kontrollit parlamentar, që nisin nga më i thjeshti e kulmojnë me komisionin hetimor.

Kam përpara kërkesën e PD që do jo një çështje të veçantë por disa qindra çështje. Bëhet fjalë që të kemi bilancin e qeverisë nga 2013 deri në 2025. Kjo nuk është çështje e veçantë. Ne kemi bërë aq shumë punë sa mund të bëjmë mocion për çdo punë.

Kërkesa thotë që duam një mocion me debat për programin e qeverisë. Nuk kthehemi dot pas, ne ecim vetëm para. Po mund të bëjmë një mocion për çështjet që ndërlidhen me rrugët evropiane dhe anëtarësimin e vendit në BE. Kërkohet si pjesë e mocionit dhe efikasiteti i qeverisjes që sipas tyre lidhet dhe me integritetin e ministrave të emëruar. Pastaj shkojmë te kriminali i qeverisjes që nuk na ndahet shpirti etj…

Është e qartë që keni një përpjekje dhe turravrap me njëri-tjetrin, ku nuk kuptohet kush drejton dhe kush janë të tjerët. E kuptoj që kërkesat i keni bërë mangët që të pamundësoni dhe ne një jetë parlamentare normale. Vetë i sillni kërkesat të cunguara dhe të shtrembra pasi nuk doni vetë debat. Nuk mund të pranoj asnjë nga këto kërkesa.