AKTUALITET, 8 Prill 2025, 13:33

Berisha për integrimin në BE: Kallas sot në konferencë tha se nuk kam punë me ato që deklaron Rama. PD, yll polar do ketë Shqipërinë në Europë

Berisha për integrimin në BE: Kallas sot në konferencë tha

Kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat u pyet për procesin e integrimit europian të vendit.

Berisha tha se e ka ndjekur sot konferencën për mediat të kryeministrit Edi Rama dhe Shefes së Politikës së Jashtme të BE Kaja Kallas.

Sipas Berishës, Kallas sot iu tha shqiptarëve se nuk ka punë me çfarë deklaron Rama. Më tej, Berisha u shpreh se për PD, integrimi në Bashkimin Europian do të jetë një yll polar.

Sali Berisha: Në këto takime u shkrinë të gjithë mashtrimet e Ramës. Aty u bë e qartë se çfarë përfaqëson Edi Rama. Ky institucion ia mohoi darkën zyrtare. Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Ramës, por kjo është rrugë e vështirë dhe kërkon reforma.

Rama u përpoq ta asaciojë mashtrimin e tij nën praninë e Kallas, por ajo mbajti qëndrimin e vet. Kallas tha se nuk kam punë me ato që thotë Rama. Kallas iu tha shqiptarëve se këto janë premtimet e tij, mashtrimet e tij. Kaja Kallas po ashtu tha se integrimi do gjithëpërfshirjen. PD, yll polar ka integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi në BE do të jetë me merita. Nuk mund të integrohet Shqipëria në BE me Bajrat e Çelët.

Berisha: Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ajo nuk investoi asnjë nonagram në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.

Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.

Ajo u tha shqiptarëve që ‘ unë nuk ka punë me ato që thotë ky’, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte mashtrime se e kishte ne krah.

Ndërsa i pyetur se çfarë synimesh ka Partia Demokratike për integrimin e Shqipërisë në BE, Berisha u shpreh: “PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar do jetë integrimi i Shqipërisë në BE, i bazuar në reforma dhe meritë. PD në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim për të kapur çdo standard dhe çdo kriter që kërkohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. PD e shpall integrimin si interesin tonë kombëtar, si yllin polar të programit.