AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 12:56

Berisha: Paqja Fiskale, amnisti e parave të drogës të karteleve shqiptare dhe ortakëve të Amerikës Latine

Berisha: Paqja Fiskale, amnisti e parave të drogës të karteleve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një deklaratë për mediat nga selia blu.

Ai u ndal në Paqen Fiskale, të cilin e quajti një amnisti për pastrimin e parave të drogës për kartelet shqiptare të drogës dhe ortakët e tyre në Amerikën Latine.

“Me paqen Fiskale sanksionohet amnistia për paratë e dregës e krimit jo vetëm për kartelet shqiptare por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.

Një ligj të cili qeveria e SHBA, BE dhe vendet partnere e kundërshtuan mënyrën më të prerë para 2 vitesh, Rama e ka votuar në parim në Kuvend.

Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme për kartelet e drogës. PD dhe deputetët tanë në komisione kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj nisme”, tha ai.