AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 12:49

Votohet të enjten/ Avokati i Popullit, PS çon 6 emra në seancë, PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

Votohet të enjten/ Avokati i Popullit, PS çon 6 emra në

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër një raport për t’i dërguar seancës plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit.

Për më shumë se një orë komisioni u përfshi nga debatet pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se vullneti i demokratëve për të tërhequr firmat ka shkuar në protokollin e Kuvendit dhe do të jetë seanca e të enjtes që do të vendosë nëse do të pranohen dhe rihapet procesi, apo do të vijojë me zgjedhjen e një prej gjashtë emrave.

Debati

Manja: Ju i keni tërhequr firmat pas 2 dhjetorit. Nuk jam unë që e pranoj këtë, këtë e vlerëson seanca.

Strazimiri: Ti po i çon një gënjeshtër seancës, po i thua që kandidatët kanë edhe firmat tona.

Manja: Pse u tërhoqët nga firmat? Kot me e dit.

Strazimiri: Shko pyet Taulantin, se nuk ta paska treguar. Kujtoja se ishit bashkë.

Manja: Lëre Taulantin, por më thuaj pse u tërhoqët.

Strazimiri: Është fakt i vërtetetuar që kemi tërhequr firmat.

Manja: Unë nuk jam noter.

Strazimiri: Shto në raportin që do miratosh sot këtu që ne kemi tërhequr firmat.

Manja: Në raportin që do i çoj Kuvendit, do ta shkruaj dhe këtë. Do të them që në Komision, deputetët e opozitës ngritën faktin publik që kemi tërhequr mbështetjen për kandidatët. Seanca mund të më thotë mua që të rihap procedurën.

Emrat që shkojnë në seancë

-Adriana Kalaja 44 firma
-Aranita Braho 35 firma
-Besim Ndregjoni 34 firma
-Endrit Shabani 35 firma
-Skender Haluci 30 firma
-Tartar Bazaj 28 firma