AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 12:29

Kundërshtia/ Opozita tërhoqi firmat për kandidatët për Avokatin e Popullit, deputeti i PD: S'është akt burrëror, mbaj përgjegjësi për këtë që po them

Kundërshtia/ Opozita tërhoqi firmat për kandidatët për

Deputeti demokrat, Arjan Ndoji e ka quajtur akt jo burrëror tërheqjen e firmave që kolegët e opozitës kanë dhënë për disa nga kandidatët për avokat të Popullit.

Duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ai tha se megjithatë, nga ana juridike, akti është i njëjtë me një ankim që tërhiqet në Gjykatë dhe kjo e fundit pushon çështjen.

“Të gjithë anëtarët e grupit të PD-së kanë tërhequr nënshkrimet për të gjithë kandidaturat. Po e them publikisht, nga pikëpamja morale ky nuk është akt as burrëror as juridik.

Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Nga pikëpamja juridike ndodhemi para një fakti: imagjinoni kodin e procedurës civile kur një palë që ka bërë ankimin heq dorë nga e drejta ankimit brenda afatit.

Çfarë ndodh në gjykata? Ankimi nuk ka vlerë. Po e njëjta gjykatë vendos moskalimin në seancë dhe e bën me deklarim që ky ankim nuk ekziston më”, tha Ndoji.