TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriana Kalaja është kandidatja për Avokate të Popullit që ka marrë më shumë firma nga demokratët, duke plotësuar kështu edhe kushtet ligjore.
Manja tha se nga gara se fundmi janë skualifikuar Dardan Mustafaj i cili ka dorëzuar firmat mbështetëse jashtë afatit të caktuar si dhe Jola Hysaj. Kjo e fundit, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD.
Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma për shkak të një gafe në numrat rendorë, ku nga mbështetësi numër 18 kishte kaluar tëk i njëzeti.
Mbledhja e Komisionit sot është shoqëruar me debate pasi Gent Strazimiri pretendon se PD është tërhequr nga mbështetja për të gjithë kandidatët. Por ky pretendim është hedhur poshtë duke u arsyetuar bazuar në ligj nga Ulsi Manja.
Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma;
-Adriana Kalaja 44 firma
-Aranita Brahaj 35
-Besim Ndregjoni 34
-Endrit Shabani 35
-Skender Haluci 30
-Tartar Bazaj 28
Kandidatet qe kane siguruar kushtet ligjore janë:
Adriana Kalaja
Aranita Brahaj
Besim Ndregjoni
Endrit Shabani