AKTUALITET, 1 Prill 2022, 21:33

Berisha: Nuk tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD! Dera e selisë blu e hapur për të gjithë

Berisha: Nuk tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD! Dera e

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin "Zonë e Lirë" se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Partisë Demokratike.

"S'mund të ndodhë kurrë që të tërhiqem. Ramën e kanë kapur komplekset me rikthimin tim. Vendimi i Bashës, për të më përjashtuar nga grupi parlamentar solli këto rezultate”-tha Berisha.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se, dera e Partisë Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë.

"Ajo parti nuk ka larguar njeri por janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës."-tha Berisha.