AKTUALITET, 1 Prill 2022, 19:55

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, një i vdekur

Aksident me vdekje në aksin Levan-Tepelenë.

Një person ka humbur jetën dhe është plagosur një tjetër. Për pasojë ka ndërruar jetë Indrit Rushitaj dhe është plagosur Fatjon Lalaj.

NJOFTIMI

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.