AKTUALITET, 1 Prill 2022, 21:10

Muaji i Ramazanit/ Rama uron besimtarët myslimanë me foton nga xhamia e re e Elbasanit: Agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar

Muaji i Ramazanit/ Rama uron besimtarët myslimanë me foton nga xhamia

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Rama ka publikuar foto nga xhamia e re e Elbasanit.

Ai uron muaj me agjërim të pranuar dhe lehtësim të bekuar “prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah”.

“Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore”, shkruan Rama.