TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se që prej 1 prillit të 2009, vlera e vendit tonë si aleat vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se që nga dita e anëtarësimit, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot bashkë në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe kudo tjetër.
1/2 On April 1, 2009, #Albania officially became a member of #NATO. Since then, ???????? & ???????? forces have shed blood, sweat & tears together in Afghanistan, Iraq, BiH, Kosovo & elsewhere. ???????? role & value as a NATO Ally is increasing steadily. #krahperkrah #WeAreNATO ???? pic.twitter.com/QW5TzflaE5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 1, 2022
“Vitin e kaluar, Shqipëria priti stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, NATO filloi të përmirësojë bazën ajrore në Kuçovë për t’u bërë një objekt i NATO-s. Së shpejti, ekspertët amerikanë do të fillojnë një program të ri për të siguruar që Shqipëria të përmbushë objektivat e NATO-s. SHBA është krenare që është aleate me Shqipërinë.” /abcnews.al/