AKTUALITET, 1 Prill 2022, 15:55

U arrestua pas atentatit në Elbasan, gjykata lë në burg Nuredin Dumanin

U arrestua pas atentatit në Elbasan, gjykata lë në burg Nuredin

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Nuredin Dumanin, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Papërr, ku ai u plagos.

Prokuroria ka ngritur akuzë për “vrasje”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat.

Gjate orëve të pasdites me 30 mars në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur Dumani. Në banesën në katin e fundit të një pallati në Fier, ku jetonte Dumani, u gjet në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov.