AKTUALITET, 15 Maj 2023, 10:17

Safet Gjici i PS në avantazh në Kukës, ja sa vota ka marrë deri më tani

Safet Gjici i PS në avantazh në Kukës, ja sa vota ka marrë

Kandidati i PS, Safet Gjici po dominon ndjeshëm garën në bashkinë e Kukësit, ku deri më tani udhëheq me 48.64 %, konkretisht me 5692 vota në total.

Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati ka marrë deri më tani 42.05 % të votave, 4921 vota në total.

Pas tij në garë renditet kandidati i Partisë për Evropianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, me 9.31% ku numëron 1090 vota.

Deri më tani në bashkinë Sarandë  janë numëruar 37 kuti votimi nga 73 në total.