TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën që do të zhvillohet nesër.
Berisha tha se PD do të vazhdojë të betejën për informimin e shqiptarëve, teksa ka shtuar se qeveria po asgjëson defacto fuqinë ligjbërëse të qeverisë.
“Nesër ne vazhdojmë betejën tonë. Ne informojmë shqiptarët se janë 40 nisma legjislative të demokratëve që Rilindja i mban në sirtar.
Ky është asgjësimi defacto i fuqisë ligjbërëse të opozitës. Një nga ligjet më të rëndësishme është ai i Lustracionit. Ky ligj që është i standardeve më të mira, Edi Rama dhe Balla kërkojnë ta zëvendësojmë me një amendament. Në amendamentet e shkarkuar nisur si i Ali Bashës përfundoi si I Taulant Ballës. Duhet bërë sipas ligjit të Lustracionit. Në nenin e këtij ligji parashikohet humbja e së drejtës për kandidim në organet e zgjedhura, në postet e rëndësishme. Për të gjithë oficerët, agjentët, ky është ligj që u përdor nga të gjithë vendet. Është ligj që e paraqitëm për të tretën herë. E kemi votuar më 1996, 2008 dhe Edi Rama e rrëzoi për konflikti interesi. E kemi dorëzuar sërish. Ka ligje të tjerë më rëndësi të mëdha që nuk vijnë në Parlament. Ndaj, nesër në orën 10:00 duhet të jemi para parlamentit që zëri të të dëgjohet dhe revolucioni të vazhdojë“, tha Berisha.
Nesër opozita mban protestën e radhës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se ditën e nesërme në orën 10:00 do të mbahet protesta para Kuvendit.