AKTUALITET, 30 Dhjetor 2023, 20:30

Meta: Akti ekstrem i përndjekjes politike të Berishës është vepër e Edi Ramës për eliminimin e opozitës

Meta: Akti ekstrem i përndjekjes politike të Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpiak ditën e sotme.

Meta u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës.

Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta.