AKTUALITET, 30 Dhjetor 2023, 20:22

Sherri mes shqiptarëve degradon në përplasje me thikë, zbulohet identiteti i të plagosurit

Sherri mes shqiptarëve degradon në përplasje me thikë,

Një sherr banal mes dy shtetasish shqiptarë ka degraduar në plagosje me thikë. Ngjarja ndodhi mbasditen e së shtunës në Pire. Ndërkohë i plagosur ka mbetur Artur Mitro nga Berati.

Ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje, por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.