TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Si çdo fundviti edhe këtë herë çmimet nëpër tregje janë rritur. Madje çmimet e shportës janë rritur më 25-30% krahasuar me dhjetorin e shkuar. Ndërsa çmimi i shpendit simbol të darkës së ndërrimit të viteve, gjelit duket se nuk arrihet lehtë nga kushdo. Aktualisht një kilogram kushton 15 mijë lekë të vjetra.
“As nuk e kemi blerë e as nuk e kapim dot gjelin apo pulën e detit. Janë rritur të gjitha çmimet me 1mijë dhe 2 mije lekë. Ja kjo çanta që ka nga 2 gjëra të vogla ka bërë 10 mijë lekë. Unë 150 mijë lekë pension marr. I bie nga 2 mijë lekë në ditë. Janë rritur që nga qumështi, djathi, veza, kosi, vaji, pula e zakonshme, mishi derrit. Unë me 50 mijë lekëshin e shpërblimit rregullova dhëmbin. Nuk mbeti gjë tani për të ngrënë.”, tha një qytetar. Ndërkohë një tjetër tha se vezët ishin rritur me 200 lekë të vjetra.
“Tani sa bleva vezët. Ishin rritur me 200 lekë të vjetra kokrra. Lutemi mbase vitin tjetër na e japin shpërblim 100 mijë lekë”, tha një pensionist.