TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, pasi i është gjetur nga policia një pistoletë dhe 13 fishekë të kalibrit 9mm. Mësohet se Faiken Maze, lindur në Berat dhe banues në Athinë është kapur nga policia greke në Agio Pantaleimona në kryeqytetin grek.
Sapo ka vënë re patrullën e policisë, Maze ka tentuar të fshihet në një dyqan, por policia greke ka arritur ta ndalojë 37-vjeçarin, të cilit në atë moment i gjeti edhe armën.
Sakaq, policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armës nga shqiptari, ndërkohë që ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri.