AKTUALITET, 30 Dhjetor 2023, 15:38

"Arresti në shtëpi" i Berishës, Balliu: Hakmarrje e Enverit, Ramizit, Nexhmijes dhe Spiro Kolekës

"Arresti në shtëpi" i Berishës, Balliu: Hakmarrje e

Klevis Balliu, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-Deputet i saj e cilësoi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha hakmarrje e Enverit, Sigurimit të  Shtetitt, Ramizit, Nexhmijes, Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës.

"Lideri i opozites ish kryeministri, dhe ish presidenti njeriu qe ngriti institucionet demokratike, sot i vendoset masa arrest shtepie pa të drejte komunikimi.

Sot Enveri, Sigurimi Shtetit, Ramizi, Nexhmija, Spiro Koleka, Kristaq Rama ndermoren hakmarrjen e tyre ndaj atij qe i shembi.

Arritjet pluraliste si futja ne NATO, liberalizimi i vizave, hapja negociatave me BE-ne mbeten keshtjella kombetare por komandati keshtjelles arrestohet"-shkroi Balliu.