TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Shqiptarët në 11 korrik do të betohen për të përmbysur këtë regjim hajnash, që për 40 përqind të shqiptarëve ofron rrugët e botës, kurse për vete me vjedhjet që bën, me paratë e qytetarëve ndërton parajsën, me depozita qindra milionëshe në kontot e fshehta offshore, me hotele luksoze, me saraje përrallore, më pallate, me tendera të vjedhur 100 përqind në prokurime publike”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën që iu drejtoi mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku qëndron prej më shumë se 6 muaj, me vendim të GJKKO-së.
Berisha tha se kilometri i tunelit të Llogarasë ka një kosto 2,2 herë më të lartë se tuneli i Kërrabës. Berisha tha se ndërsa tuneli i Kërrabës i shërbente 2 milionë banorëve, ai në Llogara u shërben 3 mijë banorëve dhe ka një kosto 45 mijë euro për banor.
“11 korriku është betimi i shqiptarëve kundër kriminelëve në pushtet dhe bandave të tyre.
11 korriku është dita e shqiptarëve kundër armikut më të egër që ata kanë pasur Edvin Kristaq Rama, i cili mori pushtetin, i akuzuar në raportet e OSBE-së se ka fshehur në kontot offshore 200 milionë euro.
I cili ndërtoi sarajet e Surrelit 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
I cili ndërtoi sarajet me një kopsht 5 mijë metër katrorë, duke deklaruar se ma ka dhuruar Linda se e kishte blerë me 2 dollarë, në një kohë kur toka aty kushtonte minimumi 25-40 dollarë.
Edi Rama është armik i qenies së shqiptarëve.
Shqiptarët betohen të japin përgjigje sojit të tyre, familjarëve të tij, që si shushunja u thithin gjakun shqiptarëve.
Vëllait të tij, Olsi Rama, që me firmë të vëllaçko Edit, përvetëson 38 mijë metër katrorë tokë. Ky peshkaqen i pangopur, farë e keqe si kjo nuk ka pasur Shqipëria”, tha Berisha.