TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në "Foltoren" që mbajti me shqiptarët në Florida të Amerikës, u pyet nëse mundet që në Shqipëri të kthehet dënimi me vdekje.
Berisha theksoi se nëse ligji funksionon siç duhet, ndalet gjakmarrka.
Ai shtoi se vitet e fundit janë liruar nga burgjet vrasës serialë, për shkak të lidhjeve të tyre politike me qeveritarët socialistë.
“Nëse flasim për kthim të dënimit me vdekje, vendet e Këshillit të Europës kanë hequr dënimin me vdekje. Por mund të them se në rast se ligji funksionon siç duhet e vrasësi merr dënimin e merituar, sipas shkallës të vrasjes, dënimi shkon deri mbi 40 vjet, e atëherë shanset e hakmarrjes janë shumë të vogla, edhe shteti është në funksion krejtësisht normal.
Unë mund të them se janë liruar nga burgu vrasës serial, për shkak të lidhjeve politike me garanci të qeveritarëve socialistë, në shumë raste”, deklaroi Berisha.