TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” që ka zhvilluar me shqiptarë në Florida të SHBA-ve ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD, të thirrur nga deputeti Lulzim Basha, tashmë i shkarkuar si kryetar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Berisha tha se Basha mashtroi publikisht dhe e mbushi sallën me punonjës të godinës së PD, pasi nuk u paraqit as 1/3 e anëtarëve.
Sipas Berishës, salla u mbush me punonjës të godinës dhe individë që nuk janë anëtarë
"Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk njeh asnjë normë, ligj, asnjë parim, përkundrazi i marrë peng vepron sipas urdhrave që merr.
Mjafton tu them sot, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet asnjë 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht.
Por pavarësisht nga të gjitha këto, ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Se ky revolucion siç çmontontoi në '91 diktaturën komuniste, do të çmontojë narkoshtetin shqiptar", u shpreh Berisha.