TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet prej disa kohësh në Izrael, duke konfirmuar informacionet që kanë qarkulluar që nga pasditja e së dielës.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Mitsotakis do të zhvillojë një takim në Jeruzalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu .
Mitsotakis kishte njoftuar që nga mbledhja e kabinetit të mërkurën e kaluar se do të bënte udhëtimin që nuk e bëri atë ditë për arsye sigurie.
Sipas Protothema, kryeministri do të kthehet në Athinë sot pasdite.
Kujtojmë se të shtunën, kryeministri ka marrë pjesë në Samitin për Paqe të mbajtur në Kajro, duke dërguar mesazhin se “asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike.”
“Mesazhi kryesor që duhet të dërgojmë sot është se ne të gjithë e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij. Ne vajtojmë humbjen e jetëve dhe dëmtimin e civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe Gaza pas sulmeve terroriste të 7 tetorit nga Hamasi. Nga të dyja palët ka viktima të pafajshme. Ka qytetarë që po mbahen peng dhe nuk mund të ketë bisedime për paqe derisa të lirohen”, tha ai.
Kryeministri grek përsëriti qëndrimet e Athinës. “Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, por në përputhje me ligjin ndërkombëtar.”
Mitsotakis bëri prioritet lirimin e pengjeve dhe paralajmëroi se ekziston rreziku që tensioni të përshkallëzohet. Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti hapjen e Rafahut, për t’i dhënë ndihmë humanitare Gazës.