TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Rama ka përshëndetur propozimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut, në mënyrë që të hapet procesi i negociatave për anëtarësim në BE, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.
"Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!", shkruan Rama në Twitter.
Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni! pic.twitter.com/0bDtV99xTW
— Edi Rama (@ediramaal) June 30, 2022