AKTUALITET, 18 Maj 2023, 18:37

Bënte namin me vjedhje nëpër banesat në Belgjikë, 4 vite burg dhe 200 mijë euro gjobë për të riun shqiptar

Bënte namin me vjedhje nëpër banesat në Belgjikë, 4

Katër vite burg për një të ri shqiptar në Belgjikë, nën akuzën për vjedhje nëpër banesa. Mediat belge raportojnë se 31-vjeccari shqiptar, përveç burgut, do duhet të dëmshpërblejë viktimat me 200 mijë euro. Mediat belge shkruajnë se Donald S. ka pasur dhe një bashkëpunëtor.

Një nga banorët e qytetit Oostkamp ka denoncuar ‘skifterin’ shqiptar në vitin 2021, për vjedhje në banesën e tij.

Donald S. dhe shtetasi i huaj Antonio B. 31-vjeç, thuajse gjithmonë thyenin dritaret për të hyrë në banesë dhe vidhnin kryesisht bizhuteri.