AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 23:56

"Bënte 500 milionë euro tendera në vit", Pano Soko zbulon truket që përdori “Bankers” për të dalë më humbje

"Bënte 500 milionë euro tendera në vit", Pano Soko

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, tregoi në emionin  “Të Paekspozuarit” në MCN TV truket që ka përdorur kompania “Bankers” për të mos paguar detyrimet për llogari të buxhetit të shtetit, siç ishin faturat e fryra dhe ato fiktivet. Soko tha se “Bankers” përdorte nënkontraktorët e vet që ishin sajuar prej saj për të nxjerrë veten ne humbje dhe se ajo bënte rreth 500 milionë euro tendera në vit, kur një ministri e qeverisë shqiptare e kishte buxhetin 200 milionë.

“Dy janë truket që ka përdorur Bankers për te mos paguar, shpenzimet e fryra dhe shpenzimet fiktive. Pra kam 100 lekë dhe prej fatura. I them Bushatit: Çfarë do të më shesësh ti, ujë? Sa është uji? 500 lekë. Shënoje 2000 lekë. Këto quhen shpenzime të fryra. Nga 1500 lekëshi, 1000 lekë ma jep mua, 500 i mban vetë.

E dyta është fatura fiktive ku nuk paguan gjë, por bën sikur punon. Bën gjoja studimin për ca puse përshembull dhe unë të jepja ca lekë. 

Kush është kolona e mekanizmit? Janë nëkontraktorët e vet që në fakt janë “Bankers”. Ka hapur kompani që paguan 10 për qind të tatim-fitimit dhe nxjerr me humbje këtë të madhen. Nëpërmjet fryrjes së shpenzimeve unë i shpëtoja shtetit shqiptar pagesën e tatim-fitimit. Kjo nuk bëhej pa shpërndarjen e të mirave. “Bankers” që ka patur 500 milionë euro tendera në vit kur ministritë bënin 200 milionë pë të kuptuar gravitetin e kësaj kompanie”- tha Soko.