AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 22:22

“Po pse opozita për rrogë deputeti bëhet?”, analistët përplasen për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore

 “Po pse opozita për rrogë deputeti bëhet?”,

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyetën nëse opozita duhet të hyjë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ergys Mërtiri u shpreh se PD duhet të hyjë sepse ndryshe votat e saj do t’i marrin partitë e tjera, ndërsa Andi Bushati e kundërshtoi, duke deklaruar se opozita nuk mund të bëhet pjesë e puçit kushtetues. Ndërsa Preç Zogaj tha se opozita duhet të hyjë në zgjedhje, sepse ato janë stërvitje dhe se duhet një kandidat politik konsensual.

Pjesë nga debati

Ergys Mërtiri: Një parti që kërkon të vijë në pushtet nuk e ka luksin për të mos hyrë në zgjedhje, sepse do të hyjë një tjetër që do të marrë votat e kësaj partie. Aq më tepër tani kur PD do të bjerrë dhe forca të reja që po dalin. Berisha shpreson që me këto dekretet, me Gjykatën Kushtetuese të mos i bëjë zgjedhjet, sepse opozita është në krizë kur edhe të hyjë edhe të mos hyjë në zgjedhje e ka keq.

Andi Bushati: Interesi i Saliut në raport me ngastrën, interesi.

Ergys Mërtiri: Po ty sikur nuk të interesonte kjo temë?

Andi Bushati: Jo jo interesi publik, jo interesi i opozitës. Unë them: një opozitë përballë një rregjimi, si duhet të sillet? A i leverdis kjo Saliut apo jo? S’më leverdis fare. Saliut i leverids të mbajë monopolin e partisë më të madhe të opozitës.

Ergys Mërtiri: Pyetja ishte a duhet të hyjë apo jo në zgjedhje opozita? Unë thashë po.

Andi Bushati: Se ja marrin këto të tjerat monopolin the ti. Unë them një opozitë përballë një paligjshmërie, siç thonë ata se ky është puç kushtetues, mund të bëhet pjesë e puçit?

Ergys Mërtiri: Nga perspektiva ime PD i bën nder vendit duke mos hyrë në zgjedhje se duhet zëvendësuar ajo, siç e kanë çuar atë forcë.

Preç Zogaj: Opozita duhet t’i bëjë të dyja për mendimin tim. Betejat politike nuk bëhen në foltore. Opozita duhet të hyjë në zgjedhje me një kandidat politik i njohur, politikan i formuar, me rrezatim konsensual, që të bashkojë partitë e tjera. Duhet të jetë i PD me objektivin për të fituar zgjedhjet dhe për t’u rritur.  Synimi duhet të jetë të fitojë. Një opozitë zgjedhjet i ka stërvitje, ndryshe rrezikon shpërbërjen.

Ylli Rakipi: Kandidatët politikë nuk pranojnë, Alimehmeti, Tabaku.

Preç Zogaj: Mund të mos fitojnë, por zvogëlojnë diferencën.

Ylli Rakipi: Po nuk jep "jetën" Tabaku pasi është bërë deputete pasi ka marrë 20 e ca mijë vota për mos fituar...

Preç Zogaj: Në 2003 kjo ka qenë, ka qenë kandidat Spartak Ngjela.

Ylli Rakipi: Avokati nuk humb gjë, futet. Tabaku humb, Alimehmeti humb.

Andi Bushati: Po pse opozita për rrogë deputeti bëhet?