TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli lidhur me raportimet se Bankers Petroleum është drejt shitjes te një kompani në Katar.
Xama tha se Bankersit i mbaron kontrata për pak vite dhe nuk ka interes për t'u blerë nëse nuk i zgjatet kontrata, ndërkohë që ngriti dyshime lidhur me hetimet e prokurorisë së Fierit dhe faktit që ato po zhvillohen tani.
"Kam pyetur jo zyrtarisht Bankers dhe më është pranuar nga disa punonjës që po bëhet "due dilingence" për asetet e kompanisë, proces që bëhet zakonisht kur ka shitje. "Kapitali" ka raportuar se Bankers është në proces negociatash për t'u shitur në një kompani në Katar.
Ajo që është pikepyetje lidhur me hetimet e Prokurorisë së Fierit, pse ky hetim tani, kur dihet që Bankers ka bërë evazion për 20 vjet? Cilat janë kompanitë që bashkëpunojnë me Bankers?
Duke qenë se Bankers është në fundin e kontratës, nuk ka askush interes, nëse nuk zgjatet kontrata, pra siç ndodhi me Aeroportin e Tiranës.
Ka pikëpyetje për prokurorinë, nëse ka masa për evazion, është favorizuar entiteti Bankers, prandaj vendimi i prokurorit duhet të ishte bllokim i kompanisë. Por kjo nuk ndodh, sepse nuk mund të shitet pastaj...
Sipas asaj që kemi lexuar në dosje, hetimet vijojnë por nuk ka të reja zyrtare të shpallura nga prokuroria. Hetimi bëri lajm në verë dhe pati masa sigurie, por që atëherë ka heshtje, nuk dimë që të ketë vepruar për të hetuar jo vetëm kontratat e konsulencës, por edhe më tej", tha Xama.
Gazetarja foli edhe për institucionet që duhet të kishin monitoruar kontratën e Bankers.
"Zinxhiri i institucioneve që monitorojmë kontratën, AKBN, që edhe pse ka raportet në sirtar, disa gjetje i ka bërë lidhur me shpenzimet. Një pjesë të konstatimeve të AKBN, kanë shkuar edhe te Tatimet por masa ndëshkimore nuk ka patur. Pyetja shtrohet, cilat e kontrollojnë AKBN? Apo edhe insitucione si ajo e Financave, Infrastrukturës dhe Energjisë", tha ndër të tjera Xama.