AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 22:47

"Veliaj duhet varrosur politikisht por..."/ Bushati debat me Zogajn: Hajdutin ordiner po e bëjnë hero!

"Veliaj duhet varrosur politikisht por..."/ Bushati debat me Zogajn:

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lidhur me faktin nëse Erion Veliajt i janë shkelur të drejtat gjatë procesit të hetimit, por edhe gjatë shkarkimit. 

Pjesë nga biseda

Andi Bushati: Çfarë më shqetëson mua Preç. Ishim herës tjetër këtu dhe the: dëgjo, patjetër që mund ta shkarkonin, por Veliaj duhej dëgjuar. Sot the, ai të shkojë para drejtësisë, por jo si i arrestuar. Ore po le ta shqyrtonte Kushtetuesja këtë. Unë besoj 10 vjet kam harxhuar frymë dhe shkruaja që ky Veliaj duhet varrosur politikisht, duhet të isha i kënaqur, por më duket më e rëndësishme kjo. Si ndodhin këto, edhe mund të dëgjohej, por nuk u dëgjua. A mundet një hajduti ordiner ti veshim kostumin e një heroi duke mos zbatuar rregullat? Duhet të mbrojmë të drejtat e të gjithëve. A duhet të na shërbejë si kambanë alarmi? Çfarë po ndodh në këtë vendin tonë, i hiqen të drejtat, dakord hajdut, por…

Preç Zogaj: Kam mendim për këtë, meqenëse ishte të GJL, i thashë Blendi Klosit që a mund të prisnit nja dy javë, të shprehej edhe GJL. Mendoj se kur njeriu hetohet dhe dorëzohet akuza në gjykatë, bien arsyet.. Ne kemi kërkuar, ti, unë, më shumë ti dhe opozita, që Veliaj të hetohej, të shkarkohet, të tjerët kanë shkuar më larg, të shkojë në burg. Ajo që më ka çuditur, ka një gjë spekulative, që menjëherë kthejnë pllakën dhe kalojnë te ajo, që duket sikur jemi me parimin apo gjurulldinë. Kur goditet një, ia faturon Ramës dhe bëhesh me atë. Ne duhet të ruajmë koherencën.

Andi Bushati: Unë vetë kur kam një parim, dy parime, dhe shoh që këto më bien, them ka diçka përtej. Vë shtetin ligjor në pikëpyetje, pavarësinë e gjykatave, SPAK-ut.

Preç Zogaj: Duhet dëgjuar, por më dhanë një përgjigje ata të Bashkisë dhe thanë e kemi bërë tonën, e ftuam të paraqesë me shkrim, por nuk kemi tagër të garantojmë praninë e tij në mbledhje.

Andi Bushati: Nuk ke tagër, por ti pret.