AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 23:40

“Nuk po flet me Elisa Spiropalin, o zotëri!”/Bushati dhe Lala përplasen sërish për SPAK-un!

“Nuk po flet me Elisa Spiropalin, o zotëri!”/Bushati dhe Lala

Gazetarja Klodiana Lala debatoi me analistin Andi Bushati në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Siç ndodh shpesh, "mollë" sherri mes të dyve ishte pikërisht SPAK-u, për të cilin ndajnë qëndrime krejt të kundërta. 

Pjesë nga debati

Lala: Ne po flasim për ligje dhe për rregulla.

Bushati: Po, po, ligje dhe rregulla.

Lala: Ilir Beqaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme dhe të ftoj të vish të ndjekësh ndonjë seancë se ndoshta të bën mirë, për akuzën e vjedhjes, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Kaq e thjeshtë është.

Bushati: E di pse nuk e bëj? Nuk dal dot nga gjyqi dhe të them: U preka shumë se më shanë Skënderbeun!

Lala: Po ç’lidhje ka kjo? Pse e banalizon?

Bushati: Salla shante Skënderbeun.

Lala: Tani po e banalizon fare. Ore zotëri, ne po flasim për një fakt juridik, se s’mund ta gjykosh çdo gjë nga studio këtu. Hajde ndiqe në seancë aty.

Bushati: Çfarë të vij unë, që na shanë tifozët Skënderbeun dhe raporton se je prekur nga gjyqi?

Lala: Se nuk po e kuptojmë se kush ka raportuar aty duke mbrojtur Skënderbeun? Ore se nuk po flet me Elisa Spiropalin. Nuk ke Elisa Spiropalin dhe spiropalizmin në politikë. Nuk ke Elisën dhe Skënderbeun.

Bushati: Një Skënderbe heroik, jo erotik! Duhet të ndash Skënderbeun heroik nga Skënderbeu erotik...

Lala: Ore, spiropalizmin dhe Skënderbeun le t’i mbajë politika. Kaq e thjeshtë është, këtu biem dakord dhe pjesën tjetër, do ta banalizosh, banalizoje, por spiropalizmin politik mos e sill në studion e një gazetari ose gazetarëve që merremi me disa çështje. Skënderbeun e ka ka sjellë spiropalizmi politik jo gazetarët e kronikës. Kështu që këtu vëri pikën dhe të mos e zgjasim bisedën. Mos e nënkupto Bushat. Bjeri në kokë, mos i bjer nga Kina.